5 këshilla për video TikTok që shiten në Kosovë
Si ta bëni videon tuaj TikTok të funksionojë për biznesin në Kosovë: hook në 3 sekonda, trende lokale, influencerët e duhur dhe matja e rez…

Rast studimi nga NeAgency – agjencia e përmbajtjes për TikTok në Kosovë
Në Prishtina Mall ka një vend ku akullorja nuk shitet thjesht – ajo "qeveriset". Kjo ishte ideja pas videos që NeAgency e realizoi për Eis Café Florenz, një video që brenda pak ditësh u përhap në gjithë TikTok-un shqiptar dhe e bëri "Ministrinë e Akulloreve" temë bisede kudo.
Nëse e keni dëgjuar dikë duke thënë "akullore, akullore!" me atë ton të veçantë – po, ajo ishte video jonë.
https://vt.tiktok.com/ZSpCUKDps/
Eis Café Florenz është një nga vendet më të njohura për akullore në Prishtinë, me lokal në Prishtina Mall. Produkti ishte tashmë i shijshëm – sfida ishte ta bënim markën të dallohej në një rrjet social ku çdo ditë publikohen mijëra video për ushqim dhe ëmbëlsira.
Në vend të një videoje klasike me akullore që rrotullohet para kamerës, ne zgjodhëm të ndërtonim një personalitet për lokalin. Punëtoret e Eis Café Florenz u bënë fytyra e markës dhe e prezantuan lokalin si "Ministria e Akulloreve" – një emër i thjeshtë, qesharak dhe shumë i lehtë për t'u mbajtur mend.
Në sekuencën e videos, një vajzë thërret "akullore, akullore!" – një moment i shkurtër, spontan dhe tërësisht autentik. Pikërisht ky moment u bë pjesa që njerëzit e përsërisnin, e citonin në komente dhe e ndanin me miqtë.
Videot virale rrallë janë fat. Pas kësaj videoje qëndrojnë disa vendime të qëllimshme:
Videoja u bë virale në TikTok dhe "Ministria e Akulloreve" u bë shprehje e njohur në mesin e përdoruesve shqiptarë. Më e rëndësishmja për klientin: emri i Eis Café Florenz tani lidhet me një moment që njerëzit e mbajnë mend dhe e kërkojnë kur vijnë në Prishtina Mall.
7 Video arritën 22.4 Milionë shikime
NeAgency është kompania më e fortë në Kosovë për përmbajtje në TikTok. Ne krijojmë video, fushata në rrjete sociale, postime dhe dizajne, SEO dhe PR, dhe kemi kontrata me mbi 100 influencues. Ndër klientët tanë janë Carvago, Gjirafa50, Gjirafa Mall, ETC Kosova, Dita Travel, Interplast Group, Endriti Premium Cars dhe shumë e shumë të tjerë.
Doni që biznesi juaj të jetë "Ministria" e radhës në TikTok? Na kontaktoni:
Video, social media dhe influencer marketing nga ekipi i NeAgency në Prishtinë.
Si ta bëni videon tuaj TikTok të funksionojë për biznesin në Kosovë: hook në 3 sekonda, trende lokale, influencerët e duhur dhe matja e rez…